Lajme nga Bota

Meta kujton vdekjen e Azem Hajdarit: Modeli i tij frymëzues

Meta kujton vdekjen e Azem Hajdarit: Modeli i tij frymëzues

Sot shënohen 23-vite nga vrasja e bujshme në historinë politike shqiptare. Më datë 12 shtator të vitit 1998 u ekzekutua themeluesi i Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Meta kujton vdekjen e Azem Hajdarit: Modeli i tij frymëzues

Presidenti Meta ka publikuar një status, të shkurtër ku e kujton Azem Hajdarin si udhëheqësin e ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë: Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa, shkruan Ilir Meta.

Ilir Meta:

Nderim, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës së përjetshme të Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’, që solli pluralizmin politik dhe demokracinë.
Energjia dhe guximi i Tij duhet të frymëzojnë përpjekjet tona për një Shqipëri si gjithë Europa!

Meta kujton vdekjen e Azem Hajdarit: Modeli i tij frymëzues

Azem Hajdari u vra pranë selisë së PD ( të asaj kohe) në kryeqytet. Për vrasjen e tij janë dënuar me burg përjetë Jaho Salihi Mulosmani, Ismet Haxhia i cili ka lënë qelinë dhe së fundmi ish-truproja presidentit Sali Berisha, Izet Haxhiaj. Por ende nuk ka një vendim nga drejtësia shqiptare mbi lidhjen e Izet Haxhisë në vrasje. Gjykimi ndaj tij ka nisur nga e para.

Tiranapost.al.