Lajme nga Bota

Mesazhi në lot i vajzës së vogël: Pse duhet të bëjmë protestë për ngjyrën tonë ende?

Mesazhi në lot i vajzës së vogël: Pse duhet të

Veç Covid-19, bota po përballet me një virus tjetër: Racizmin! Kjo vajzë e vogël nuk e kupton pse njerëzit, ata me pushtet ose jo, duhet të sillen keq me ata me ngjyrë. Për shumë njerëz në të gjithë botën është e paimagjueshme se si ende duhet të luftohet për të drejtat e njeriut. Ndërsa e gjithë Amerika është ngritur në këmbë pas vrasjes së George Floyd nga efektivët e policisë, pankarta dhe fjalime kanë bërë botën të reflektojë për atë që po ndodhë, se si mësojmë të urrejmë, të paragjykojmë, vetëm nga disa karakteristika.

“Erdha sot këtu për të treguar se si ndihem. Dhe ndihem se po trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë. Dhe nuk më pëlqen sesi trajtohemi thjesht për shkak të ngjyrës dhe kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Unë besoj se... (nis të qaj). Ne jemi njerëz me ngjyrë dhe nuk duhet që të ndihemi kështu. Nuk duhet të protestojmë se na trajtojnë keq. E bëjmë ketë sepse duhet të kemi të drejta”.


Kjo vogëlushe po i mëson botës, atë që bota duhet që t’i kishte mësuar asaj!