Lajme nga Bota

Merkel reagon pas protestave të emigrantëve në sinagoga: Gjermania nuk do të tolerojë asnjë lloj anti-semitizmi

Merkel reagon pas protestave të emigrantëve në sinagoga:

Pas protestave të ditëve të fundit të emigrantëve nga bota arabe në sinagogat dhe qendrat komunitare hebreje në Gjermani, ka reaguar kryeministrja Angela Merkel.

“Të gjithë ata që sulmojnë sinagoga ose cënojnë simbolet e hebrenjve nuk është duke sulmuar një shtet, por një fe dhe një popull të tërë. Gjermania nuk do të tolerojë sjellje të tillë që janë gati terroriste”- ka thënë Kancelarja e pyetur nga gazetarët në lidhje me ngjarjet.

Kujtojmë se protesta kundër Izraelit dhe komunitetit hebre në Gjermani janë zhvilluar në disa qytete të vendit ditën e djeshme dhe të sotme. Protestat më të mëdha u zhvilluan në qytetin e Gersingen dhe Hannover-it ku ka pasur dhe përplasje të protestuesve me forcat e rendit. Sipas raportimeve të mediave gjermane rreth 200 persona u mblodhën në sinagogën e Gelseringerit duke bërë thirrje kundër hebrenjve me flamuj të Palestinës, Turqisë dhe Algjerisë në dorë. Protestat e kësaj natyre janë shpallur të jashtëligjshme dhe Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë, por nuk janë raportuar ende arrestime apo përndjekje penale për organizatorët e protestave, në një shtet që ka të shkuar të errët përsa i përket anti-semitizmit dhe diskriminimit ndaj hebrenjve.

Tiranapost.al