Lajme nga Bota

Melania Trump bën një lëvizje "të padëgjuar nga një zonjë e parë"

Melania Trump bën një lëvizje "të padëgjuar nga
Ish-zonja e parë Melania Trump po shet kapelën e bardhë që kishte veshur për vizitën shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë në 2018. Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerëzve, të cilët e akuzojnë atë se po vendos përfitimin personal mbi traditën dhe respektin e rolit të saj të mëparshëm.

Kapelja do të dalë në shitje me një pikturë si dhe një token jo të këmbyeshme (NFT). Të tre artikujt do të shiten së bashku në një ankand që hapet më 11 janar me një ofertë fillestare prej 250,000 dollarësh.

Kapelja, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Herve Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast.

“Ndërsa është e drejta e saj për ta bërë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para, duke dhuruar artikuj të ngjashëm në Arkivin Kombëtar dhe bibliotekat presidenciale në interes të ruajtjes së historisë dhe kthimit të popullit amerikan”, thotë Mark Updegrove, president dhe CEO i Fondacionit LBJ, organizatë jofitimprurëse.

Tiranapost.al