Më shumë shtypje dhe akoma më shumë rezistencë. Irani një vit më pas protestave për vrasjen e Mahsa Amini-t
Afërsisht një vit më parë, vdekja e një të reje kurde, vajzës iraniane të quajtur Mahsa Amini në paraburgim ndezi fitilin që do të shkaktonte një valë protestash që tronditën Iranin dhe qeverinë e saj të vijës së ashpër, duke krijuar sfidën më të madhe për sundimin e saj në dekada.
Amini, vetëm 22 vjeç, u arrestua sepse sipas autoriteteve nuk kishte veshur siç duhet hixhabin. Republika e Iranit kërkon vendosjen e shamisë në një mënyrë të caktuar, duke mbuluar tërësisht flokët.
Amini vdiq pasi dyshohet se pësoi goditje të shumta në kokë gjatë dhunës së ushtruar nga policët. Autoritetet iraniane nuk i pranuan akuzat dhe deklaruan se Amini vdiq nga një atak në zemër; por familja e saj dhe shumë iranianë të revoltuar akuzuan qeverinë për një mbulim të rastit.
Protestat u përhapën në të gjithë vendin dhe u zhvilluan fokusuar në të drejtat e grave për të kërkuar rrëzimin e gjithë regjimit iranian. Por ajo që shumë njerëz shpresonin do të bëhej ishte një revolucion i plotë popullor që nuk arriti në fakt për shkak të regjimit në pushtet. Në vend të kësaj represioni u intensifikua. Megjithatë, rezistenca vazhdon në forma të ndryshme tek shumë iranianë edhe sot.