Lajme nga Bota

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë sondazhet për zgjedhjet në Gjermani

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë

Teksa kanë mbetur më pak se dy muaj nga zgjedhjet federale gjermane të 26 shtatorit, të cilat do të shenjojnë dhe fundin e “epokës Merkel” për Berlinin, të gjitha sytë janë kthyer nga fushata dhe sondazhet elektorale në lidhje me personin që do të marrë drejtimin e ekonomisë më të madhe në BE.

Observimi i parë që mund të bëhet duke parë sondazhet është se ndryshe nga pranvera, të gjelbrit nuk përbëjnë më kërcënim për CDU-në e Armin Laschet, që kuotohet në 28%, përkundrejt 19% të ekologëve që duket se kanë pësuar goditje pas skandaleve të kandidates për kancelare Baerbock, e cila kishte shtuar CV-në me informacione të reja si dhe nuk kishte deklaruar një pjesë të të ardhurave tek autoritet tatimore. Ndërkohë, fitoret rajonale të CDU-së kanë rritur profilin e Laschet, teksa kriza sanitare bën që njerëzit të kenë besim tek alternative “tradicionale” dhe e besueshme në qeverisje duke mos rrezikuar së tepërmi me “aventura” duke votuar subjekte të reja politike.

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë

Përtej shifrave me përqindje që parashikojnë thuajse pa dyshim si do të renditen partitë politike, formimi i qeverisë është një çështje tjetër dhe komplet e paparashikueshme. Aktualisht projektohet që CDU të ketë 211 deputetë, përkundrejt 168 të të Gjelbërve, 120 të SPD-së, 104 të FDP (liberalë), 80 të AfD (ekstremi i djathtë) dhe 56 të Die Linke (ekstremi i majtë).

Statistikisht aleanca e qeverisjes së re pritet me gjasë të jetë vazhdim i koalicionit të gjerë CDU-SPD, çka do të siguronte dhe një vazhdimësi përsa i përket drejtimit politik që Merkel i ka dhënë vendit. Në rast se të Gjelbrit mbiperformojnë ndjeshëm në krahasim me atë që projektohet në sondazhe, atëherë ata mund të imponohen në një koalicion qeverisës që mund të jetë i vështirë për shkak të kushteve “radikale” përsa i përket klimës që të Gjelbrit mund të kërkojnë, por që për të djathtën kapitaliste brenda CDU-së mund të jenë të papranueshme (p.sh. shtim i taksave të automjeteve, lëndëve djegëse dhe barra fiskale mbi sipërmarrjet e vogla, të mesme dhe koorporatat).

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë

Subjekti i katërt politik me më shumë gjasa që të hyjë në koalicionin qeverisës është partia liberale FDP, kreu i së cilës së fundmi ka nënvizuar se synon të marrë rolin e Ministrit të Ekonomisë, me qëllim imponimin e axhendës së tregut të lirë në Berlin. Një afrim i FDP me gjasë do të largonte të Gjelbrit nga koalicioni, por edhe SPD (që aktualisht mban dikasterin e financave dhe kushtëzon mbështetjen e saj për Merkel me politika të majta në ekonomi), mund ta kenë të vështirë të pranojnë këtë “martesë”.

Një gjë është e sigurt dhe është vërtetuar dhe nga qeveritë rajonale, fakti që AfD (partia nacionaliste) nuk do të ftohet në asnjë koalicion. Por, megjithatë 80 deputetët e tyre dhe 11% e votave rrezikojnë që në rast koalicioni të gjerë që përfshin dhe të Gjelbrit t’i bëjë partia më e madhe e opozitës, një pozicion që vjen me privilegje të tilla si më shumë kohë parlamentare, më shumë vende në Komisione dhe kohë televizive në kanalet kombëtare. Mbetet për t’u parë nëse matematike elektorale do e lejojë AfD që për një mandat të dytë të jetë fuqia më e madhe e opozitës.

Një tjetër fenomen që bie në sy në sondazhet e opinionit publik është fakti që asnjë prej kandidatëve për kancelar nuk gëzon mbështetje popullore më të madhe se 20% si figurë që mund të drejtojë punët në Berlin. Kreu i CDU, Armin Laschet gëzon vetëm 19% të mbështetjes kur të anketuarit pyeten se “cili person është më i përshtatshëm për të qenë kancelar”, i ndjekur nga lideri i SPD, Olaf Scholz me 18% dhe Annalena Baerbock me 17%.

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë

Përsa i përket shpenzimeve në fushatë, CDU është subjekti i parë politik me gati 4 milion euro të investuara, e ndjekur nga partia e sipërmarrësve FDP, të Gjelbrit dhe AfD. SDP renditet e fundit me vetëm 50 mijë euro shpenzime në fushatë.

Më pak se dy muaj nga dita e votimit! Çfarë thonë

Përgatitur nga tiranapost.al/ Tabelat – POLITICO