Lajme nga Bota

Video/ Më bëni pyetje të tmerrshme mua ndërsa Joe Biden e mbani më të mira! Trump largohet pa përfunduar intervistën

Video/ Më bëni pyetje të tmerrshme mua ndërsa Joe Biden e

Trump ishte i ftuar për intervistën 60 minutëshe nga Lesly Stahl, por e la përgjysmë.

Në një moment Lesly e pyeti në lidhje me Twitter-at e tij, statuset dhe fikjen e komenteve. Trump iu përgjigj se pa rrjetet sociale nuk do ishte këtu ku është. Insistimit të gazetares (dhe rikujtimit të një historie të vjetër kur Trump i kish thënë, ju diskretitoj ju gazetarëve që kur të flisni për mua të mos ju besojnë) ai iu përgjigj duke i thënë se kishte parë intervistën me Biden ku e kishin mbajtur me të mira, ndërkohë që atij (Trump-it) i kish thënë që në fillim “Je gati për disa pyetje të ashpra?”.

Pas kësaj fjalie dhe ndërhyrjes së producentit për të vazhduar me pyetjet se s`kishte mbetur dhe shumë kohë, Trump ngrihet dhe e largohet.