Mbytet anija që ishte nisur nga Ankona për në Durrës, 2 viktima dhe disa të zhdukur

E Enjte 19 Maj 2022, 12:26
TiranaPost
Një anije rimorkiuese që ishte nisur nga Ankona për në Durrës është mbytur pranë brigjeve të Pulias.
Mediat italiane raportojnë se për pasojë, kanë humbur jetën deri më tani 2 persona dhe disa të tjerë nuk janë gjetur akoma.
Sipas Rojës Bregdetare të Barit, operacioni i shpëtimit ishte shumë i vështirë për shkak të erës së fortë në det të hapur.
Komandanti i anijes, një 63-vjeçar nga Katania, është shpëtuar dhe dërguar në spitalin e Barit. Në operacion e kë po marrin pjesë disa anije dhe helikopterë.