Lajme nga Bota

Mbretëresha Elizabet poston këtë foto të 2003 me Princin Philip

Mbretëresha Elizabet poston këtë foto të 2003 me Princin

Këtë foto ka zgjedhur Mbretëresha Elizabeta I për të kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip me të cilin ndau jetën dhe fronin për 77 vite, në martesën më jetëgjatë të historisë monarkike britanike.

Fotoja është shkrepur në Skoci, vendin ku Princi Philip dhe Mbretëresha Elizabet parapëlqenin të shpenzonin pushimet e verës në "highlande". Ajo ka qenë pjesë e koleksionit privat të Mbretëreshës dhe nuk ishte publikuar më parë.

Kjo ka qenë mënyra që Mbretëresha ka zgjedhur për të komunikuar me publikun pasi Duka i Edinburgut ndërroi jetë, teksa nuk ka pasur asnjë dalje të sajën publike. Ditën e nesërme do të zhvillohet ceremonia mortore, e cila ndryshe nga tradita do të zhvillohet me një rreth të ngushtë prej 30 vetësh për shkak të rregullave të pandemisë COVID-19.

Prezent në këtë event nuk do të jetë as kryeministri Boris Johnson, por vetëm rrethi i ngushtë familjar, për të nderuar një personazh që ndonëse ishte një mbretëror i mirëfilltë në origjinë, theu shumë tabu dhe rregulla të ngurta me karakterin dhe sensin e tij të humorit. Pikërisht këtë sentiment ndan edhe postimi në rrjetet sociale i Familjes Mbretërore ku shprehet mirënjohja e Mbretëreshës për të gjithë ata që ndajnë kujtimet e tyre të veçanta me Princin Philip.

Mbishkrimi i Fotos:

Mbretëresha dëshiron të ndajë këtë fotografi pricate të shkrepur me Dukën e Edinburgut në majë të “Coyles of Muick” në Skoci, në vitin 2003.

Fotoja është shkrepur nga Kontesha e Wessex-it.

Madhëria e saj dhe Familja Mbretërore janë mirënjohës për mesazhet dhe ngushëllimet e mbërritur nga e gjitha botë dhe është prekur teksa ka parë dhe dëgjuar kaq shumë njerëz të ndajnë kujtimet e tyre me Dukën, në celebrim të jetës së tij.

Tiranapost.al