Mbesa e Nelson Mandelës ndahet nga jeta në moshën 43-vjeçare
Është ndarë nga jeta në moshën 43-vjeçare mbesa e Nelson Mandelës, Zoleka Mandela.
“Fondacioni Nelson Mandela i shpreh ngushëllimet e tij të përzemërta familjes Mandela për ndarjen nga jeta të Zoleka Mandela, tragjikisht mbrëmë”, tha Fondacioni Nelson Mandela në një deklaratë të lëshuar të martën në mëngjes.
"Ne vajtojmë humbjen e një mbese të dashur", shkruajnë më tej.
Zoleka Mandela, e lindur më 9 prill 1980 ishte shkrimtare dhe aktiviste për kujdesin shëndetësor dhe drejtësinë gjatë gjithë jetës së saj. E lindur nga babai MJ Seakamela dhe nëna Zindzi Mandela, Zoleka Mandela ishte mbesa e Nelson Mandela dhe gruas së tij të dytë, Winnie Mandela.
“Puna e saj në rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit dhe angazhimi i saj i palëkundur për të thyer stigmën që rrethon sëmundjen do të vazhdojë të na frymëzojë të gjithëve”, tha Fondacioni Nelson Mandela.
“Zoleka u nda nga jeta mbrëmjen e së hënës së 25 shtatorit, e rrethuar nga miqtë dhe familjarët. Falënderimet tona më të sinqerta për ekipin mjekësor që u kujdes për të”, shkruhej në mesazh.