Mbërrijnë dozat e para të vaksinës Pfizer në Britani: Nuk zbulohet vendi ku do mbahen

Dërgesa e parë e vaksinës kundër koronavirusit, nga Kompania Pfizer dhe BioNTech ka mbërritur këtë mbrëmje në Britani. Mësohet se dozat e para janë dërguar në një qendër, vendi i të cilit ende nuk është zbuluar. Më pas pritet që vaksinat të shpërndahen në qendrat e vaksinimit spitalor në vend.
Britania ka porositur 40 milionë doza, të mjatueshme për të vaksinuar 20 milionë njerëz, pasi kërkohen dy doza që një person të ketë imunitet të plotë nga Covid.

Sipas ekspertëve mjekësorë britanikë, vala e parë e vaksinimeve mund të parandalojë deri në 99% të shtrimeve dhe vdekjeve në spitalet Covid.
Në intervistë për BBC Neës, profesor Jonathan Van-Tam thotë se është thelbësore që vaksina të shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur, edhe pse pranoi se do të ketë përzgjedhje për shkak të katëgorive të riskut.

Vaksinat e Pfizer / BioNTech janë prodhuar në Belgjikë dhe kanë udhëtuar në Britani përmes Eurotunnel. Temperatura e ruajtjes së vaksinës duhet të jetë rreth minut 70 gradë.
*BBC/ Tiranapost.al.