Mbante kurorën edhe gjatë kohës së dushit! Charles flet për mbretëreshën Elizabeth
E Hënë 9 Dhjetor 2024, 18:41
TiranaPost
Mbreti Charles ka kujtuar se si nëna e tij praktikonte mbajtjen e kurorës për kurorëzimin e saj, ndërsa e lante atë kur ishte fëmijë.
“Është shumë e rëndësishme ta mbash për një periudhë të caktuar kohe, sepse pastaj mësohesh me të,” thotë Charles.
Këto komente janë përfshirë në një dokumentar që do të publikohet vitin e ardhshëm.
Mbreti foli gjithashtu për kurorëzimin e tij dhe për ndjenjën e “ankthit” që kishte për të mbajtur kurorën e rëndë të Shën Eduardit.
Megjithëse ishte vetëm katër vjeç në kohën e kurorëzimit të nënës së tij në vitin 1953, ai tha se shumë nga kujtimet e tij për përgatitjet për ceremoninë ishin ende të gjalla.