Lajme nga Bota

Masakër në një shkollë në Rusi, mes 13 të vrarëve, 7 ishin fëmijë

Masakër në një shkollë në Rusi, mes 13 të

Një person i armatosur ka vrarë 13 njerëz në një shkollë. Mes viktimave, shtatë ishin fëmijë, nxënës të shkollës. 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Izhevsk, kryeqyteti i rajonit Udmurtia. Motivi mbetet i paqartë.

Agresori mbante veshur një bluzë të zezë me simbole naziste. Identiteti i tij nuk është zbuluar ende. Pas masakrës, ai u vetëvra.

Viktimat e tjera ishin dy mësues dhe dy roje sigurie. Të plagosurit janë 14 fëmijë dhe shtatë të rritur.

Shkolla shërben për edukimin e fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e 11-të. Aktualisht janë evakuuar nxënësit dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Ashtu si në SHBA, edhe në Rusi vrasjet masive në shkolla, janë raste të përsëritura. Në maj të 2021-shit, një adoleshent i armatosur vrau shtatë fëmijë dhe dy të rritur në qytetin e Kazanit. Në prill të këtij viti, një burrë i armatosur vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të vriste veten.