Lajme nga Bota

Martin Shkreli përjashtohet nga industria e barnave, duhet të paguajë 65 milionë dollarë

Martin Shkreli përjashtohet nga industria e barnave, duhet të

Themeluesi i ‘’Pharma Bro’’ me orgjinë shqiptare Martin Shkreli, i cili u kritikua për rritjen e çmimit të një medikamenti për SIDA-n u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike të premten, pasi një gjykatë federale zbuloi se ish-ekzekutivi i burgosur u përfshi në sjellje të paligjshme dhe monopoliste.

The Wall Street Journal raporton se z. Shkreli u urdhërua gjithashtu të paguante afro 65 milionë dollarë fitime që ai dhe ish-kompania e tij bënë nga rritja e paligjshme e çmimeve të medikamentit Daraprim..

Në vitin 2017, gjykata e dëmoi Shkrelin për akuzat federale të mashtrimit të letrave me vlerë që përfshinin dy fonde mbrojtëse që ai menaxhonte dhe një kompani që ai themeloi.

Ai mbetet në paraburgim federal dhe është planifikuar të lirohet në vitin 2023.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Vyera Pharmaceuticals bleu të drejta ekskluzive për ilaçin antiparazitar Daraprim për 55 milionë dollarë në vitin 2015 dhe e rriti çmimin e tij në 750 dollarë për tabletë nga 17,50 dollarë për tabletë. Kompania gjithashtu bllokoi konkurrentët nga krijimi i versioneve gjenerike.

Tiranapost.al