Macron tha se NATO mund të dërgojë trupa në Ukrainë, SHBA e përjashton mundësinë
SHBA ka reaguar pas deklaratës së Macron, ku u shpreh se Perëndimi do të bëjë gjithçka që Rusia mos ta fitojë luftën, duke thënë se dërgimi i trupave ushtarakë nuk përjashtohet.
Shtëpia e Bardhë është shprehur se nuk do të dërgohen trupa të NATO-s në Ukrainë. Gjithashtu një zyrtar i NATO-s tha për CNN se Aleanca nuk po planifikon të vendosë trupa ushtarake në Ukrainë.
Kremlini ka reaguar pas deklaratës së Macron dukë u shprehur se konflikti mes Rusisë dhe Aleancës Ushtarake të NATO-s do bëhet i pashmangshëm nëse anëtarët evropianë të NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.
“Fakti që po diskutojmë për mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë nga vendet e NATO-s është element shumë i rëndësishëm. Në atë rast, ne nuk duhet të flasim për mundësinë, por për të pashmangshmen”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Macronit.
Çfarë tha Macron?
“Gjithçka u diskutua në mënyrë të lirë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk pati konsensus sot për te miratuar zyrtarisht dërgimin e trupave në terren, por diçka e tillë nuk mund të përjashtohet. Do të bëjmë gjithçka që Rusia të mos e fitojë këtë luftë.”, tha Macron në një konferencë për shtyp