Lajme nga Bota

Macron, Hollande e Sarkozy, një histori e ndërlikuar mes presidentëve dhe baballarëve të tyre

Macron, Hollande e Sarkozy, një histori e ndërlikuar mes

Jean-Michel Macron, Georges Hollande dhe Pal Sarkozy. Tre burra të lidhur nga fati i një fëmije të zgjedhur president. Por bijtë e tyre Emmanuel Macron, François Hollande dhe Nicolas Sarkozy flasin pak për ata mbiemrin e të cilëve mbajnë.

Për ta pushteti dukej se ishte një mënyrë për t'u çliruar nga figura e babait.

Macron, Hollande e Sarkozy, tre presidentë, tre familje, tre universë të ndryshëm, tre trajektore unike, por një gjë e përbashkët dhe jo më e rëndësishmja: Asnjëri prej tyre nuk ka gjetur një marrëdhënie vërtetë paqësore me babanë e tij. Një pikëpyetje që ngrihet në veçanti duke marrë parasysh marrëdhëniet e tyre është: A e bën më të lehtë të qenit në konflikt me figurën e babait abicien për të arritur majat e shtetit?

Me dëshirën për tu dashur nga numri më i madh i zgjedhësve të popullit të tyre, a nuk është kjo një formë reagimi ndaj mungesave të fëmijërisë? Në çdo rast, është e lejueshme të mendosh se këto tre histori babë e bir sado të ndryshme të jenë, japin disa çelësa për të kuptuar ndërtimin e këtyre fateve të jashtëzakonshme.

Macron, Hollande e Sarkozy, një histori e ndërlikuar mes

Kreu aktual i shtetit nuk ka një kundërshtim frontal ndaj tij, më shumë bëhet fjalë për një formë largësie dhe largimi. Për të gjithë, Emmanuel Macron gjithmonë ka preferuar të thotë se është rritur nga gjyshja e tij nga nëna, Germaine Noguès, e njohur si "Manette", një produkt i pastër i meritokracisë republikane, vajza e një punëtori hekurudhore dhe një zonjë pastruese analfabete. "Klasik" thotë Jean-Michel Macron, një neurolog 70-vjeçar, i cili ende jeton në lagjen rezidenciale të Henriville, larg shkëlqimit të pallateve. Kjo formë distance e dhimbshme karakterizon marrëdhëniet që edhe François Hollande dhe Nicolas Sarkozy kanë me baballarët e tyre.

Macron, Hollande e Sarkozy, një histori e ndërlikuar mes

Më afër nënës së tij, zemra e së cilës anonte nga e majta, i riu François krijoi që nga adoleshenca një identitet politik në të djathtën ekstreme. Georges Hollande, i cili vdiq në pranverë, ishte sipas djalit të tij "përgjithmonë i zemëruar".

Macron, Hollande e Sarkozy, një histori e ndërlikuar mes

Pal Sarkozy nga Nagy-Bocsa është një personazh çuditshëm që la të nesërmen të shoqen dhe tre djemtë e tij.

Artikulli i marrë nga lemonde.fr, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.