Lajme nga Bota

Lufta Izrael-Palestinë tre ditë armëpushim

Lufta Izrael-Palestinë tre ditë armëpushim

Izraeli ka rënë dakord për një armëpushim 3-ditor me Palestinën, pas një bombardimi tre-ditor në Rripin e Gazës, i cili vrau të paktën 31 palestinezë. Mes të vrarëve 6 ishin fëmijë.

Qindra raketa u hodhën mes dy vendeve, në drejtim të njëri-tjetrit.

Ky armëpushim u propozua nga Egjipti, me Palestinën.

Që nga nisja e konfliktit të premten e kaluar, përveç më shumë se 30 jetëve të humbura, 275 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së disa ndërtesave nga raketat.