Lajme nga Bota

Lituania refuzon kërkesën e Bjellorusisë për esktradimin e lideres opozitare

Lituania refuzon kërkesën e Bjellorusisë për esktradimin e

Autoritetet e shtetit lituanez kanë refuzuar kërkesën e Bjellorusisë zyrtare për të esktraduar lideren e opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya e cila ka shkuar në shtetin Baltik pas përndjekjes politike që i parapriu dhe ndoqi zgjedhjet presidenciale në vendin e saj.

Kujtojmë se përpara zgjedhjeve presidenciale, prokuroria bjelloruse urdhëroi arrestimin e kundërshtarëve politikë të presidentit filo-rus Alexander Lukashenko, çka shtyu bashkëshortet e tyre të kandidonin. Por, procesi elektoral u karakterizua nga cënimi i votës së lirë dhe abuzime në procesin e numërimit, çka rezultoi në protesta të cilat u shtypën dhunshëm nga autoritetet e rendit.

Pikërisht kjo situatë u bë shkak që Tsikhanouskaya për t’iu shmangur dënimin u arratis drejt Lituanisë. Ka qenë vetë Ministri i Jashtëm i këtij vendi, Gabrelius Landsbergis i cili me anë të një deklarate publike ka refuzuar kërkesën e Minskut, duke iu referuar qeverisë në Bjellorusi si një “regjim”.

Regresi përsa i përket standarteve të demokracisë dhe lirive të njeriut në Bjellorusi është raportuar dhe nga "Freedom House" që i uli vendit 8 pikë në vlerësimin e lirisë, democioni më i lartë ky mes gjithë vendeve të globit, të cilat në përgjithësi bënë hapa prapa këtë vit në fushën e të drejtave politike.

Tiranapost.al