Lajme nga Bota

Lija e majmunit: Dy raste të tjera konfirmohen në Angli

Lija e majmunit: Dy raste të tjera konfirmohen në Angli

Dy persona të tjerë janë diagnostikuar me linë e majmunit në Angli, kanë deklaruar autoritetet shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Individët jetojnë së bashku në të njëjtën familje, por nuk janë të lidhur me rastin e mëparshëm të shpallur më 7 maj.

Nga dy rastet e reja, njëri po merrte kujdes në spital dhe tjetri ishte në izolim, raporton BBC.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh.

Simptomat e sëmundjes përfshijnë skuqje të lëkurës, ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, nyje limfatike të fryra, të dridhura dhe rraskapitje.

Tiranapost.al