Lajme nga Bota

Ligji kundër abortit nisi të japë efektet. Një grua akuzohet se ndihmoi vajzën adoleshente të abortojë

Ligji kundër abortit nisi të japë efektet. Një grua akuzohet

Një grua nga Nebraska është akuzuar se ka ndihmuar vajzën e saj adoleshente t'i japë fund shtatzënisë 24 javëshe. Hetuesit zbuluan disa mesazhe në Facebook në të cilat të dyja diskutonin mbi përdorimin e ilaçeve për të nxitur një abort dhe bënin plane për ta djegur fetusin më pas.

Në një nga mesazhet në Facebook, Jessica Burgess, 41 vjeç, i thotë vajzës së saj 17-vjeç se ajo ka marrë pilula për abortin për të dhe i jep udhëzimet se si t'i pijë ato për t'i dhënë fund shtatzënisë.

Ndërkohë, vajza i përgjigjet se mezi pret ta nxjerrë atë gjë nga trupi i saj.

Kur u intervistuan për herë të parë, të dyja u thanë hetuesve se adoleshentja e kishte lindur të vdekur foshnjën. Ato thanë se e futën fetusin në një qese dhe e vendosën në një kuti në pjesën e pasme të furgonin e tyre, dhe më vonë e varrosën.

Nga ekspertiza e bëri ndaj fetusit, rezulton se është tentuar të digjet, pas abortit, pasi kishte plagë termike dhe se ishte më shumë se 23 javësh.

Tani nënë e bijë akuzohen për ndërprerjen e shtatzënisë.