Lajme nga Bota

Leksione për politikanët nga Yuval Harari që njerëzimi të mbijetojë! Tre hapa larg zgjidhjes

'Nëse COVID vazhdon të përhapet në 2021 dhe të vrasë miliona njerëz, ose një pandemi më vdekjeprurëse godet botën në 2030-n nuk do të jetë asnjë katastrofë natyrore, as dënim nga Zoti. Do të jetë dështim njerëzor dhe më saktë dështim politik', kështu mbyllet shkrimi i njeriut më me ndikim në botë profesor Yuval Harari. Por para se të mbërrijë në këtë epilog, profesor Harari jep disa argumente sesi zgjidhja është dhe ajo gjendet jo tek vaksina sa tek Politika dhe politikanët që drejtojnë botën. Ata duhet të kuptojnë një herë e mirë se duhet të ndërmarrin këto hapa. Lexo të plotë artikullin e përkthyer nga Tiranapost.

Leksione për politikanët nga Yuval Harari që njerëzimi

Si mund t’i bëjmë një resume këtij viti të COVID-it nga një perspektivë e gjerë historike? Shumë njerëz besojnë se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi demonstron pamundësinë e njerëzimit për t’u përballur me forcën katastrofike të natyrës. Në fakt, 2020 ka treguar se njerëzimi është shumë larg të qënit i pamundur. Epidemitë nuk janë më një fenomen i pakontrollueshëmn i natyrës. Shkenca i ka shndërruar në një sfidë të menaxhueshme.

Pse atëherë, ka kaq shumë dhimbje dhe vuajtje? Për shkak të vendimeve të këqija politike!

Përgjatë epokave më të hershme, kur njerëzit përballeshin me një murtajë si Vdekja e Zezë, ata nuk kishin asnjë ide se çfarë mund ta kishte shkaktuar dhe si mund të ndalohej. Kur në vitin 1918 influenca goditi botën, as shkencëtarët më të mirë nuk mundën ta identifikojnë virusin vdekjeprurës dhe shumë prej masave të ndërmarra ishin të padobishme dhe për pasojë përpjekjet për të krijuar një vaksinë efektive ishin të kota.

Historia ishte e ndryshme në rastin e COVID-19. Kambana e parë e alarmit për një epidemi të re potenciale u dëgjua që prej fundit të Dhjetorit 2019. Që prej datës 19 Janar 2020, shkencëtarët jo vetëm e kishin identifikuar virusin përgjegjës për epideminë, por i kishin kopjuar genomin dhe kishin publikuar përmbajtjen e tij online. Brenda pak muajt u bë evidente se cilat masa do të ulnin ritmet e infeksioneve. Brenda në më pak se një vit një numër relativisht i lartë vaksinash hynë në prodhim masiv. Në luftën mes njerëzimit dhe patogjenit, njerëzimi kurrë më parë nuk ka qenë kaq i fuqishëm.

Zhvendosja e jetës online

Së bashku me arritjet e paprecedenta të bioteknologjisë, viti i COVID ka nxjerrë në pah fuqinë e teknologjisë së informacionit. Në epokat e mëparshme, njerëzimi rrallëherë kishte mundësi të ndalte pandemitë, sepse njerëzit nuk mund të monitoronin numrin e infeksioneve në kohë reale dhe sepse kostot ekonomike të lockdown-eve e bënin një gjë të tillë të pamundur. Në vitin 1918 mund të karantinoheshin vetëm njerzit që ishin të sëmurur nga epidemia, por nuk mund të gjurmoje ata që ishin presimptomatikë ose asiptomatikë, por mbartës të virusit. Dhe në rast se do të urdhëroje të gjithë popullsinë e një vendi të mbyllej brenda për disa javë, kjo do të rezultonte në shkatërrim ekonomik, prishje të lidhjeve sociale dhe uri në masë.

Për kundrazi, në 2020-n survejimi dixhital e bëri më të thjeshtë për të monitoruar dhe për të nxjerrë në pah vektorës e sëmundjes, çka mundësoi që karantina mund të ishte edhe më efektive, por edhe më selektive. Ajo çka është më e rëndësishme, automizimi dhe interneti e bën lockdown-in një realitet të mundshëm, të paktën në vendet e zhvilluara. Teksa në disa pjesë të botës në zhvillim eskperienca njerëzore i ngjau murtajave të së shkuarës, në një pjesë të madhe të botës së zhvilluar revolucioni dixhital ka ndryshuar gjithçka.

Marrim në konsideratë agrikulturën. Për mijëra vjet, prodhimi i ushqimit bazohej në puna njerëzore dhe rreth 90% e njerëzve punonin nëpër ferma. Sot në shtetet e zhvilluara kjo nuk ndodh më. NË SHBA vetëm 1,5% e popullsisë punon në ferma dhe kjo mjafton jo vetëm për të ushqyer të gjithë popullsinë vendase, por edhe për ta bërë Amerikën, një shtet eskportues të ushqimit. Pothuajse e gjithë puna nëpër ferma bëhet nga makineritë të cilat nuk preken nga sëmundjet. Mbylljet pra kishin një efekt minimal tek puna e fermave.

Imagjinoni një tokë të mbjellë me grurë në kulmin e Vdekjes së Zezë. Në rast se do u thoje korrësve të qëndrojnë në shtëpi në sezonin e korrjeve është njësoj sikur t’i kesh dënuar me vdekje nga uria. Por, në rast se do i merrje për të korrur ata mund të infektonin njëri-tjetrin. Çfarë duhej bërë?

Tani imagjino të njëjtën tokë të mbjellë me grurë në 2020. Një autokombajnë e drejtuar me GPS mund të korrë të gjithë fushën me një efikasitet më të lartë dhe me zero shanse infektimi. Teksa në 1349-n një dorë fermeri mund të korrte rreth 5 kosha në ditë, në vitin 2014 një autokombajnë mund të korrë 30,000 kosha në ditë. Për pasojë, COVID-19 nuk ka pasur imapkt në prodhimin global të të mirave si gruri, misri dhe orizi.

Për të ushqyer njerëzit nuk mjafton të korret gruri. Gjithashtu, nevojitet ta transportosh në disa raste dhe me qindra kilometra. Për pjesën më të madhe të historisë, tregtia ka qenë një nga shkaktarët kryesorë të pandemive. Patogjenët vdekjeprurës udhëtonin nëpër botë në anijet e tregtarëve dhe në karavanat e distancave të largëta. P.sh. Vdekja e Zezë e kishte origjinën në lindjen e largët dhe udhëtoi drejt lindjes së mesme nëpërmjet Rrugës së Mëndafshit dhe më pas u mor nga anijet xhenoveze të transportit dhe u soll në Europë. Tregtia përbënte një kërcënim të madh sepse çdo karrocë kërkonte një karrocier dhe një duzinë me marinë nevojiteshin për të naviguar edhe anijet e vogla tregtare, ndërkohë që ato të mëdhatë ishin realisht një vatër infektimi.

Në 2020-n, tregtia globale mund të vazhdojë funksionimin pak a shumë me të njëjtin ritëm edhe gjatë mbylljes sepse në të janë përfshirë shumë herë më pak njerëz. Një anije që mbart kontenierë në kohët moderne mund të transportojë po aq të mira materiale saç mund të ketë pasur një mbretëri e hershme mesjetare. Në vitin 1582 anijet tregtare të Anglisë kishin një kapacitet total prej 68,000 tonësh dhe nevojiteshin 16,000 marinarë për t’i drejtuar. Anija-kontenier OOCL Hong-Kong e krijuar në vitin 2017 mund të mbartë 200,000 ton dhe kërkon një ekuipazh prej vetëm 22 marinarësh.

Është e vërtetë se anijet turistike dhe avionet plot me pasagjerë dhe turista ishin një nga shkaqet më të mëdha të përhapjes të shpejtë të koronavirusit. Por, turizmi dhe udhëtimet nuk përbëjnë domosdoshmëri për vazhdimin e tregtisë. Turistët mund të qëndrojnë në shtëpi dhe biznesmenët mund të qëndrojnë në Zoom, teksa anijet e operuara gati pa njerëz mund të vazhdojnë rrotat e ekonomisë globale. Ndonëse turizmi ndërkombëtar ra në mënyrë drastike në vitin 2020, vëllimi i tregtisë me anijë ra vetëm me 4%.

Automizimi dhe procesi i dixhitalizimit ka pasur një efekt të thellë edhe në sektorin e shërbimeve. Në vitin 1918, ishte e paimagjinueshme që shkollat, gjykatat ose Kishat të vazhdonin të funksiononin gjatë lockdown-it. Në rast se studentët dhe mësuesit do të mbylleshin në shtëpitë e tyre, si do të zhvillohej mësimi? Sot e kemi përgjigjen. Kalimi online ka shumë disdavantazhe, njëra prej tyre dhe lodhja mendore. Ka krijuar edhe probleme të tilla si shfaqjen e avokatëve në sallat e gjyqit në formën e një maceje. Por, fakti që kjo gjë mund të bëhej është mahnitës në vetvete.

Në vitin 1918, njerëzimi banonte vetëm në botën fizike dhe kur virusi vdekjeprurës përfshiu botën, njerëzimi nuk kishte ku të shkonte. Sot, shumë prej nesh jemi banorë të dy botëve; një bote fizike dhe një bote virtuale. Kur koronavirusi qarkulloi në botën fizike, njerëzit zhvendosën një pjesë të madhe të jetës së tyre në botën virtuale, atje ku virusi nuk mund t’i ndiqte.

Natyrisht, njerëzit vazhdojnë të jenë qenie fizike dhe jo gjithçka mund të dixhitalizohet. Viti i COVID-it ka nënvizuar rolin kritik që profesionet me paga të ulëta kanë për të ruajtur civilizimin njerëzor: infermieret, punonjëset sanitare, shoferët e kamionave, kashierët, njerëzit që sjellin porositë. Shpesh thuhet se çdo civilizim është vetëm tre vakte larg barbarizmit. Në 2020-n, njerëzit që sillnin porositë ishin ata që mbajtën civilizimin së bashku. Ata u bënë lidhja jonë tejet e rëndësishme me botën fizike.

Interneti vazhdon të funksionojë

Teksa njerëzimi automizohet, dixhitalizohet dhe i kalon aktivitetet na ekspozon në rreziqe të rinj. Një prej gjërave më mahnitëse të vitit 2020 ishte fakti se interneti nuk u prish. Në rast se ne e shtojmë papritur sasinë e makinave që kalojnë mbi një urë fizike mund të përjetojmë bllokime dhe ndoshta rënien e urës. Në 2020-n, shkollat zyrat dhe Kishat kaluan online brenda natës dhe interneti vazhdoi të funksiononte.

Ne rrallëherë ndalojmë të mendojmë për këtë gjë, por realisht duhet. Pas 2020 e dimë se jeta mund të vazhdojë dhe një shtet i gjithi të funksionojë në një lockdown fizik. Tani imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse infrastruktura dixhitale do të pësonte një kolaps.

Teknologjia e informacionit na ka bërë të gjithëve më të mbrojtur në përballlje me virusin, por gjithashtu na ka bërë edhe më të rrezikuar përkundrejt luftës kibernetike. Njerëzit shpesh pyesin “Cili do të jetë COVID-i i rradhës?” Një sulm mbi infrastrukturën tonë elektronike është një përgjigje që mund të haset shpesh. Iu desh koronavirusit disa muaj që të përhapej në të gjithë botën dhe të infektonte mijëra njerëz. Infrastruktura jonë dixhitale mund të pësojë kolaps brenda një dite. Dhe teksa shkollat dhe zyrat mund të kalonin shpejt online, sa kohë do të na duhej të përshtateshim me kthimin nga e-maili në përdorimin e postës.

Çfarë vlen?

Viti i COVID-it ekspozoi një limit edhe më të madh të fuqisë sonë teknologjikle dhe shkencore. Shkenca nuk mund të zëvendësojë politikën. Kur na duhet të vendosim në lidhje me një politikë, duhet të marrim parasysh shumë interesa dhe vlera deh përderisa nuk ekziston një rrugë shkencore për të determinuar se cilat interesa janë më të rëndësishme, nuk ka rrugë shkencore as për të na treguar se si duhet të veprojmë.

P.sh. teksa vendosej nëse duhet të hynim në lockdown ose jo nuk mjafton të pyesësh “Sa njerëz do të sëmuren nga virusi në rast se nuk e bëjmë lockdown-in?”. Ne duhet të pyesim gjithashtu “Sa njerëz mund të përjetojnë depresion në rast se imponojmë një lockdown? Sa njerëz mund të vuajnë nga kequshqyerja? Sa njerëzve do u mungojë shkollimi ose do të humbasin vendin e punës? Sa do të dhunohen ose do të vriten nga bashkëshortët?”

Edhe sikur të kemi të dhëna dhe statistika të sakta, ne duhet të pyesim gjithmonë “Çfarë vlen? Kush e vendos çfarë vlen? Si do i peshojmë shifrat përkundrejt njëra-tjetrës?” Kjo është një detyrë politike më tepër sesa shkencore. I takon politikanëve të balancojnë konsideratat ekonomike, sociale dhe mjekësore dhe të vendosin një politikë koherente.

Në një mënyrë të ngjashme inxhinierët po krijojnë platforma dixhitale që të na ndihmojnë për të funksionuar gjatë lockdown-eve dhe kanë aparate të reja monitorimi për të na ndihmuar të thyejmë zinxhirët e infektimit. Por, dixhitalizimi dhe monitorimi venë në rrezik privatësinë tonë dhe i hapin rrugën krijimit të regjimeve totalitariane që nuk kanë precedent. Në vitin 2020 survejimi në masë është bërë legjitim dhe i kudondodhur. Luftimi i pandemisë është i rëndësishëm, por a ja vlen që të rrezikojmë lirinë tonë gjatë këtij procesi? Është puna e politikanëve më tepër sesa ajo e inxhinierëve që të gjejnë një balancë mes përdorimit të survejimit dhe maktheve distopike.

Tre rregulla bazike mund të na shërbejnë për të shmanguar një diktaturë dixhitale, edhe në kohë pandemie.

E para, sa herë që mblidhen informacione për një njeri, veçanërisht kur ka të bëjë se me çfarë ndodh brenda trupit të tyre, ky informacion duhet të përdoret për të ndihmuar njerëzit, në vend që t’i manipulojë, kontrollojë apo lëndojë ata. Doktori im mund të dijë shumë gjëra ekstremisht private rreth meje. Unë jam dakord me këtë gjë, sepse e di që doktori do i përdorë për të mirën time këto informacione private. Por, ai nuk duhet të shesë këto të dhëna tek asnjë korporatë dhe asnjë parti politike. Duhet që i njëjti parim të respektohet edhe në rastin e autoritetit mbikëqyrës të pandemisë.

E dyta, survejimi duhet të jetë gjithmonë i dyanshëm. Në rast se survejimi është gjithmonë nga lart-poshtë, kjo i hap rrugë diktaturës. Kështu që sa herë rritet survejimi mbi individët duhet njëkohësisht të rritet edhe survejimi mbi qeveritë dhe korporatat e mëdha. P.sh. në krizën aktuale qeveritë janë duke shpërndarë shuma të mëdha parash. Procesi i alokimit të fondeve duhet të jetë më transparent. Si qytetar dua të lehtësisht të mund të shoh kush merr çfarë, ku shkon paraja ime dhe cilët sipërmarrës që kanë marrë fonde janë miq personalë të ministrit. Në rast se qeveria thotë se instalimi i një sistemi të tillë monitorimi është shumë i komplikuar gjatë një pandemie, mos i besoni. Në rast se nuk është shumë e komplikuar të monitorohesh ti, nuk duhet të jetë e vështirë që të monitorohet qeveria.

Së treti, nuk duhet lejuar kurrë që shumë informacion të përqëndrohet në një vend. Jo gjatë pandemisë dhe sigurisht jo kur ajo të ketë marrë fund. Një monopol mbi të dhënat është receta e një diktature. Kështu që nëse marrim të dhënat biometrike të njerëzve për të ndaluar pandeminë kjo duhet të bëhet nga një autoritet i pavarur i shëndetit në vend që ta bëjë policia. Dhe të dhënat rezultuese duhet të mbahen të veçuara nga qendra të tjera informacioni të qeverisë dhe korporatave të mëdha. Natyrisht, kjo do të krijojë inefikasitet në sistem. Por, inefikasiteti është një karakteristikë jo një gabim. Doni të shmangni një diktaturë dixhitale? Lejoni gjërat të jenë pak më pak efiçente.

Përsëri tek politikanët

Sukseset e paprecedenta teknologjike dhe shkencore të vitit 2020 nuk e zgjidhën krizën e COVID-19. Ato e shndërruan pandeminë nga një katastrofë natyrore në një dilemë politike. Kur Vdekja e Zezë mori miliona jetë, askush nuk priste shumë nga mbretërit dhe perandorët. Rreth 1/3 e popullsisë angleze vdiq pas valës së parë të Vdekjes së Zezë, por kjo nuk solli largimin nga froni të Mbretit Eduard III. Ishte e qartë se qëndronte përtej pushtetit të tij ndalimi i pandemisë dhe askush nuk e fajësonte për dështim.

Por, sot njerëzimi i ka mjetert shkencore për të ndaluar COVID-19. Një numër i madh shtetesh që nga Vietnami deri në Australi kanë vërtetuar se edhe pa një vaksinë, kemi metodat për të parandaluar epideminë. Por, këto metoda kanë një kosto të lartë ekonomike dhe sociale. Ne mund ta mundim virusin, por nuk jemi të sigurt nëse duam të paguajmë koston e fitores. Ja përse zhvillimet shkencore kanë kaluar një barrë të madhe në supet e politikanëve.

Për fat të keq, shumë politikanë nuk kanë arritur të përballen si duhet me sfidat. P.sh. liderët populistë të SHBA-ve dhe Brazilit e nënvlerësuan rrezikin dhe refuzuan t’u drejtohen eskpertëve, por iu besuan teorive të konspiracionit. Ata nuk arritën të krijojnë një plan të mirë dhe sabotuan përpjekjet e autoriteteve lokale për t’u përballur me pandeminë. Neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e Trump-it dhe Bolsonaro-s kanë rezultuar në qindra-mijëra vdekje që ishin të shmangshme.

Në Britani, qeveria duket se paraprakisht ishte më e preokupuar me BREXIT sesa me COVID-19. Megjithë politikat e saj izolacioniste, administrata e Johnson nuk arriti të izolojë Britaninë nga e vetmja gjë që duhej izoluar: virusi. Shteti im i Izraelit ka vuajtur shumë nga keqmenaxhimi politik. Siç është rasti me Taiwan-in, Zelandën e Re, Qipron edhe Izraeli është një shtet “ishullor” me kufij të mbyllur dhe vetlëm një hyrje qendrore, aeroporti “Ben Gurion”. Megjithaë në kulmin e pandemisë Netanjahu lejoi udhëtarët të hynin dhe të dilnin pa u karantinuar dhe pa i kontrolluar nëse ishin mbartës të virusit.

Izreali dhe Britania kanë qenë të parët të cilët filluan procesin e vaksinimit, por gabimet e tyre të hershme u kushtuan shumë. Në Britani pandemia i ka kushtuar jetën 12,000 personave duke u bërë shteti i gjashtë për nga numri i vdekjeve në raport me popullsinë në botë. Në të njëjtën kohë Izraeli renditet i shtati dhe për këtë shkak mori i pari vaksinën Pfizer. Kompania pranoi t’i ofronte Izraelit mjaftueshëm doza për të gjithë popullsinë, në shkëmbim të informacioneve private të cilat ngritën shumë shqetësime në vend dhe nxorri në pah faktin se të dhënat janë sot asetet më të çmuara të një shteti.

Teksa disa shtete performuan shumë mirë gjatë pandemisë, njerëzimi në tërësi ka dështuar në ndalimin e virusit ose në hartimin e një plani global për eliminimin e tij. Muajt e parë të vitit 2020 ishin si të shihje një aksident në kohë të ngadalësuar. Mjetet moderne të komunikimit e bënë të mundur për të gjithë për të marrë imazhe në kohë reale nga Wuhan-i, më pas nga Italia dhe prej shumë vendeve të tjera, por kjo nuk e ndaloi katastrofën që të përfshinte botën. Mjetet kanë qenë atje, por shpeshherë ka munguar mençuria politike.

Të huajt vijnë në shpëtim

Një arsye përse kjo ndarje mes suksesit shkencor dhe dështimit politik ekziston, është fakti se atje ku shkencëtarët bashkëpunojnë, politikanët përçahen. Duke punuar nën një situatë stresi dhe pasigurie, shkencëtarët ndajnë informacionet dhe zbulimet e tyre me njëri-tjetrin. Shumë projekte kërkimore zhvillohen nga ekipe ndërkombëtare. P.sh. një studim i rëndësishëm tregonte se lockdown-et janë efektive u zhvillua nga një ekip ndërkombëtar me shkencëtarë britanikë, kinezë dhe amerikanë. Nga ana tjetër politikanët dështuan në krijimin e aleancave ndërkombëtare kundër virusit dhe në rënien dakord për një plan global. Dy superfuqitë e botë SHBA-ja dhe Kina akuzuan njëra-tjetrën për teori konspirative dhe keqinformim ose edhe për shpërndarjen qëllimisht të virusit. Shumë shtete të tjera kanë falsifikuar ose fshehur të dhëna të rëndësishme për progresin e pandemisë.

Mungesa e bashkëpunimit global është evident dhe në luftërat për pajisje mjekësore. Teksa ka shumë raste bashkëpunimi dhe gjenerositeti asnjë përpjekje serioze nuk është bërë për të bashkuar resurset dhe për të krijuar një linjë furnizimi ndërkombëtare për vaksinat. Nacionalizmi i vaksinave krijon n jë lloj të ri pabarizie globale mes shteteve që janë të afta të vaksinojnë shtetasit e tyre dhe atyre që nuk munden.

Është e trishtë të shikosh faktin e thjeshtë të kësaj pandemie: përsa kohë pandemia vazhdon të përhapet kudo, asnjë shtet nuk mund të jetë realisht i sigurt. Supozojmë se Izraeli apo Britania ja arrijnë ta zhdukin nga kufijtë e tyre virusin, në rast se virusi vazhdon të ekzistojë, një mutacion i tij në një fshat të Brazilit mund ta sjellë sërish.

Anti-virus për botën

Argumentat se çfarë ndodhi në vitin 2020 do të përsëriten për shumë vite. Por, të gjitha kampet politike duhet të bien dakord në të paktën tre mësime kryesore.

E para, duhet të ruajmë infrastrukturën tonë dixhitale. Ka qenë shpëtimi ynë gjatë pandemisë dhe mund të jetë burimi i një katastrofe më të madhe.

E dyta, çdo shtet duhet të investojë më shumë në sistemin e tij publik shëndetësor. Kjo mund të duket evidente, por politikanët dhe votuesit shpeshherë e injorojnë këtë fakt.

E treta, duhet të krijojmë një sistem të fuqishëm global monitorimi dhe parandalimi të pandemive. Në luftën e vjetër sa koha mes humanëve dhe patogjenëve, fronti i betejës është trupi i secilit prej qënieve njerëzore. Në rast se kjo linjë depërtohet diku në planet, që të gjithë jemi në rrezik. Edhe njerëzit më të pasur në vendet më të zhvilluara kanë interes personal ruajtjen e më të varfërve në vendet më të varfëra. Nëse një virus i ri kalon nga një lakuriq nate tek një njeri në një fshat të humbur, kjo mund të sjellë rrëzimin e Wall Street-it.

Skeleti i një sistemi të tillë global anti-murtajë mund të jetë duke u formuar në OBSh dhe në institucione të tjera. Por, buxhetet që i mbështesin ato janë ende modeste dhe nuk kanë mbështetje politike. Siç nënvizova më par, nuk besoj se eskpertët e pazgjedhuir duhet të marrin vendime të rëndësihme politike. Kjo duhet të mbetet prerogativë e politikanëve. Por, duhet të ekzistojë një autoritet global shëndetësor për të përpiluar të dhënat mjekësore dhe për të monituar risqet, si dhe për të ngritur alarmin kur duhet.

Shumë i tremben virusit dhe pandemive të reja. Por, nëse mësimet e mësipërme fiksohen ato bëhen më pak të shpeshta. Njerëzimi nuk mund të shmangë patogjenët e rinj. Por, sot ai ka mjetet dhe njohuritë e duhura për të shmangur shndërrimin e patogjenit në pandemi.

Nëse COVID vazhdon të përhapet në 2021 dhe të vrasë miliona njerëz, ose një pandemi më vdekjeprurëse godet botën në 2030-n nuk do të jetë asnjë katastrofë natyrore, as dënim nga Zoti. Do të jetë dështim njerëzor dhe më saktë dështim politik.

Artikulli i marrë nga Financial Times, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.

*Nuk lejohet ribotimi i artikullit pa lejen e editorit.