Lajme nga Bota

Legjenda e futbollit botëror vaksinohet; Pele: Ditë e paharrueshme

Legjenda e futbollit botëror vaksinohet; Pele: Ditë e paharrueshme

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele i cili është aktualisht 80 vjeç ka marrë vaksinën anti-COVID ditën e sotme, një moment që ai e përshkroi si të paharruar. Pele nuk ka harruar të inkurajojë edhe të tjerët të vaksinohen për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Sot është një ditë e paharrueshme. E mora vaksinën. Por, pandemia nuk ka marrë fund. Duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë dhe të kujdesshëm, sepse shumë njerëz ende nuk janë vaksinuar... Është koha që të gjithë që munden të vaksinohen dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin për të kaluar këtë sfidë.”- ka thënë tre herë fituesi i Kampionatit Botëror.

Tiranapost.al