Lajme nga Bota

Ish Papa Benediktit XVI i del emri në një raport për abuzime me fëmijët

Ish Papa Benediktit XVI i del emri në një raport për abuzime me

Benedikti shërbeu si kreu i Kishës Katolike nga 2005 deri në 2013. Ai së fundmi përmendet në raportin e abuzimit të fëmijëve.

Një raport i abuzimit me fëmijët i publikuar në Gjermani të enjten zbuloi se ish Papa Benedikti nuk kishte vepruar në katër raste të keqtrajtimit dhe abuzimit seksual me fëmijët.

Firma ligjore Westphal Spilker Wastl, e cila kreu hetimin, tha se Benedikti dështoi të parandalonte abuzimin e fëmijëve ndaj të miturve gjatë mandatit të tij si kryepeshkop i Mynihut dhe Freising nga viti 1977 deri në 1982.

Benedikti i ka mohuar akuzat.

Benedikti XVI tronditi botën në shkurt të 2013-ës kur dha dorëheqjen. Ishte Papa i parë që dha dorëheqjen në pothuajse 600 vjet. Vëmendja u zhvendos shpejt nga ai tek pasardhësi i tij Papa Françesku. Në mes të dramës, një pyetje nuk mori kurrë plotësisht përgjigje - pse Benedikti u largua?

Deklarata zyrtare e dorëheqjes së Papa Benediktit fliste për një kufizim të aftësive të tij fizike dhe mentale, por prej kohësh u vu në dyshim se kishte diçka më shumë se kaq.

Diskutimet e kohës kur Papa dha dorëheqjen lidheshin me disa skandale që qarkullonin.

Çështja 1

Afera Vatileaks, në të cilën kupëmbajtësi i besuar i Papës, Paolo Gabriele, kishte nxjerrë dokumente konfidenciale që ekspozonin betejat e Vatikanit për pushtet. Gabriele u dënua me burg. A mund të ketë qenë ky një faktor në dorëheqjen e tij?

Çështja 2

Teksa dhimbja e kokës nuk kishte pushuar ende për Papën që me Gabrielen kishte një marrëdhënie si ati me birin, një tjetër skandal pasoi. Tre kardinalë përgatitën një raport prej 300 faqesh. Ishte menduar të mbahej me çelës, por një e përditshme e rëndësishme italiane pretendoi në atë kohë se ishte informuar për përmbajtjen e saj. Rezultati? Informacionet këtë herë ishin më të turpshme. Kësaj radhe kishte pretendime për ekzistencën e një rrjeti priftërinjsh homoseksualë që kryenin veprime të turpshme brenda Vatikanit.

Tashmë ka dalë në dritë një tjetër histori. Më e hershme në kohë. Kjo e dijenisë së Benediktit për raste të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë afër tij në kohën kur ishte Kryepeshkop.

Burime për lajmin përdorur nga DW dhe BBC.