Lajme nga Bota

Kylian Mbappé iu kërkon të rinjve francezë të votojnë kundër ekstremit të djathtë: Humbja e Le Pen më e rendësishme se loja

Kylian Mbappé iu kërkon të rinjve francezë të

Kylian Mbappé e ka vendosur veten në zemër të krizës politike të Francës me një thirrje për të parandaluar ekstremistët që të marrin pushtetin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura nga Presidenti Macron.

Fjalët e futbollistit 25 vjecar vijnë në një periudhe të zymtë për kampin qendror të Macron, i cili po shikon humbjen, sipas sondazheve.

Mbappé bëri ndërhyrjen e tij në një konferencë shtypi përpara ndeshjes me Austrinë të hënën.

Humbja e Le Pen-it ka më shumë rëndësi se ndeshja jonë, thotë futbollisti më i njohur i vendit ndërsa 150 atletë francezë dënojnë 'ideologjinë naziste' të partisë së saj.

“Kjo është një ngjarje e paparë kurrë më parë”, tha Mbappé. “Dhe kjo është arsyeja pse unë dua të flas me të gjithë popullin francez, por edhe me të rinjtë. Ne jemi një brez që mund të bëjmë ndryshimin. Ne shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe ne kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë.”