Lajme nga Bota

Ky fshat zvicerian jep 56 mijë euro për këdo që zhvendoset aty

Ky fshat zvicerian jep 56 mijë euro për këdo që zhvendoset

Një fshat në Zvicër ka vendosur të japë 56 mijë euro për ata që dëshirojnë të zhvendosen dhe jetojnë aty. Albinen ndodhet në kantonin Valais të Zvicrës.

Kjo fushatë është ndërmarrë pasi ky fshat i vogël për rrezikon të mbesë pa banorë pasi vendasit po braktisin me shpejtësi zonën piktoreske rurale për qytetet e tjera të mëdha përreth.

Banorët që duan të vendosen për të jetuar aty duhet të jenë nën moshën 45-vjeçare. Duhet të jeni shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Nëse jeni një shtetas nga vendet e BE, SHBA, Kanadaja, apo vende të tjera, atëherë duhet të jetoni të paktën 5 vite në Zvicër për të marrë leje qëndrimi të kategorisë C, të përhershme. Më pas, kërkohet që të jetoni në një shtëpi me vlerë të paktën 200 mijë franga zvicerane të paktën për 10 vite në Albinen. Nëse vendosni të largoheni nga fshati përpara këtij afati, atëherë do të duhet të paguani 56 mijë euro.

Edhe pse fshati ndodhet vetëm 6,8 kilometra nga qyteti i Leukerbadit dhe vetëm 35 minuta me makinë nga Sioni, mungesa e punës i ka bërë banorët që të largohen.