Lajme nga Bota

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani, çfarë po ndodh aktualisht atje

Ka shumë pasiguri dhe frikë për mijëra afganë që janë larguar nga vendi ditët e fundit. Disa prej tyre janë strehuar edhe në Shqipëri. Por ata pyesin se kur do të mund të shohin e të shijojnë sërish Atdheun e tyre. Për 38 milionë afganët që mbeten në vend, ka një pasiguri të madhe se çfarë lloj sundimi do të vendosin talebanët. A do t'i kthejnë ato rregullat dhe ndëshkimet e ashpra?

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani,

Avioni i fundit ushtarak amerikan është larguar mbrëmë vonë nga aeroporti i Kabulit, duke shënuar fundin e një pranie 20 vjeçare në Afganistan dhe luftën më të gjatë të Amerikës. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se avioni i fundit C17 u ngrit ndërsa brenda ndodhej ambasadori amerikan. Misioni diplomatik për të ndihmuar ata që nuk mund të largohen para afatit do të vazhdojë.

Në rrjet po xhiron fotoja me ushtarin e fundit amerikan. Ai është gjenerali Major Chris Donahue teksa ecën për të hipur mbi bordin e avionit C17. Pas largimit të amerikanëve, të shtëna në formë feste dhe entuziazmi u dëgjuan nga talebanët. Largimi i avionit shënon kapitullin e fundit të një përpjekje ushtarake amerikane duke ia dorëzuar Afganistanin militantëve islamikë.

Kjo gjithashtu shënon fundin e përpjekjeve masive të evakuimit që filloi më 14 gusht, pasi talebanët pushtuan vendin.

Komandanti kryesor ushtarak i Amerikës në rajon, gjenerali Kenneth McKenzie tha se në total, avionët amerikanë dhe të vendeve që bashkëpunuan evakuuan më shumë se 123,000 civilë mesatarisht më shumë se 7,500 civilë në ditë gjatë asaj kohe.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti evakuimin një "ndërmarrje masive ushtarake, diplomatike dhe humanitare" dhe një nga më sfiduesit që SHBA ka kryer ndonjëherë.

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani,

"Një kapitull i ri ka filluar," tha ai. "Misioni ushtarak ka përfunduar. Një mision i ri diplomatik ka filluar."

Megjithatë, Blinken ka theksuar se SHBA mund të ketë pezulluar praninë diplomatike në Kabul, duke transferuar operacionet në kryeqytetin e Katarit, në Doha, por do të vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar amerikanët dhe afganët me pasaporta amerikanë që të largohen nga Afganistani.

Ndërsa presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë të shkurtër falenderoi ata që u përfshinë në operacionin e evakuimit gjatë 17 ditëve të fundit dhe se do të shfaqet sërish në ekran për të folur më gjatë për këtë çështje.

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani,

Pas tërheqjes së trupave amerikanë, luftëtarët talebanë u panë duke eksploruar aeroportin e Kabulit dhe duke marrë nën kontroll objektet e tij, duke përfshirë një hangar me avionë të lënë pas nga SHBA. Disa luftëtarë kishin veshur uniforma dhe pajisje ushtarake amerikane të lëna aty.

Një fotoreporter i Los Angeles Times i cili ndodhej në aeroportin e Kabulit tha se luftëtarët tashmë po organizoheshin dhe po siguronin me forca gjithë perimetrin.

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani,

Ndërkaq, Amerikës i duhet të shpjegojë lidhur me një sulm me bombë në Afganistan ku për pasojë ndërruan jetë disa civilë, duke përfshirë 6 fëmijë. Sipas mediave amerikane, sulmi pranë aeroportit të Kabulit ndodhi për shkak të një informacioni të gabuar. Pentagoni ka njoftuar se po investigon ngjarjen.

Çfarë ndodh tani?

Ka shumë pasiguri dhe frikë për mijëra afganë që janë larguar nga vendi ditët e fundit. Disa prej tyre janë strehuar edhe në Shqipëri. Por ata pyesin se kur do të mund të shohin e të shijojnë sërish Atdheun e tyre. Për 38 milionë afganët që mbeten në vend, ka një pasiguri të madhe se çfarë lloj sundimi do të vendosin talebanët. A do t'i kthejnë ato rregullat dhe ndëshkimet e ashpra?

Ky është ushtari i fundit amerikan që largohet nga Afganistani,

Humbësit më të mëdhenj të regjimit të ri që mund të vendosin talebanët janë vajzat e moshave 20 vjee moshave 20 vjeç, të cilat tani besojnë se nuk do mund të jetojnë jetën që duan. Nesër do të fillojë kapitulli tjetër i kësaj lufte të gjatë. Lufta më e gjatë e Amerikës ka përfunduar, por beteja për afganët sigurisht që nuk ka përfunduar.

*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.