Kush ishte Alexey Navalny? Kundështari më i madh i Putin që vdiq në burg
E Premte 16 Shkurt 2024, 14:15
TiranaPost
Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin.
I ndaluar në vitin 2018 nga kandidimi në zgjedhje, ai mbeti kundërshtari më i fuqishëm politik i Putinit.
Ai ishte njeriu i vetëm që arriti të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë kundër Putin dhe është njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.
Navalny ishte kokëfortë, sarkastik dhe jashtëzakonisht karizmatik - një populist i lindur me një sens humori që tërhiqte veçanërisht të rinjtë.
Në 2020 ai u helmua nga Kremlini, arriti të mbijetonte dhe u kthye sërish në Rusi edhe pse e dinte që do të arrestohej. Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm.
Navalny ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.