Kush është Jared Isaacman, i zgjedhur nga Trump për të drejtuar NASA-n
Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump vendosi sot të emërojë Jared Isaacman si kreun e NASA-s, një miliarder dhe astronaut komercial, gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk, themeluesit të SpaceX.
Nëse konfirmohet, ai do të mbikëqyrë buxhetin prej 25 miliardë dollarësh të NASA-s, i fokusuar në kthimin e njeriut në Hënë si pjesë e programit Artemis, një projekt shumë miliardë dollarësh i promovuar nga Trump në mandatin e tij të parë .
Dy drejtuesit e fundit të NASA-s ishin ish-politikanë. Njeriu i parë i Trump në krye të NASA-s ishte ish-deputeti i Oklahomas Jim Bridenstine, i cili nisi programin Artemis dhe e bindi Kongresin të rriste buxhetin e agjencisë për ta financuar atë. Biden emëroi ish-senatorin nga Florida, Bill Nelson, për të udhëhequr NASA-n.
Isaacman, një pilot dhe astronaut komercial drejton programin privat Polaris të përdorur nga anija kozmike SpaceX për të dërguar astronautët në orbitë.