Lajme nga Bota

Kryeministrja e Zelandës Jacinda vazhdon të habisë botën me idetë e saj praktike: Javën me 4 ditë punë që të ndihmojë turizmin

Kryeministrja e Zelandës Jacinda vazhdon të habisë botën me

Me një self-video ku zbret nga makina dhe hynë brenda një ndërtesë, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka surprizuar botën me propozimin dhe idenë e saj të radhës.

Gjithmonë e freskët dhe asnjëherë e mërzitshme. Këtë herë për të ndihmuar turizmin ajo ka gjetur një super ide.

Do të kërkojë që të punohet 4 ditë në javë që të mund të bëjnë pushime brenda vendit në mënyrë që të ndihmohet turizmi.

Kështu ajo sugjeron këtë mjet për të stimuluar ekonominë dhe për të inkurajuar turizmin vendas, ndërsa kufijtë mbeten të mbyllur për shtetasit e huaj.

“Disa ide po qarkullojnë për mënyrën si mund t’i ndihmojnë qytetarët që të udhëtojnë nëpër vend? Dhe disa po thonë: ‘Nëse do të ishin më fleksibël, lidhur me pushimet, atëherë do të mund ta bëjmë’. Kam dëgjuar shumë njerëz që sugjerojnë se duhet të punohet vetëm 4 ditë në javë. Kjo duhet të diskutohet mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Por, kemi mësuar kaq shumë gjëra për Covid. Dhe ky fleksibilitet dhe mundësia për të punuar nga shtëpia, produktivitetit që do të ketë nga kjo. Vërtetë i inkurajon njerëzit që ta mendojnë si mundësi. Një punëdhënës është në pozicionin që mund ta bëjë, mund ta mendojë nuk mund të bëhet diçka e tillë, sepse do të ndihmonte turizmin në të gjithë vendin”, thotë ajo në video.

A mendoni se një ide e tillë mund të ndiqet edhe në Shqipëri?