Lajme nga Bota

Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në qendër të Kopenhagenit

Kryeministrja e Danimarkës sulmohet në qendër të

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit ditën e premte. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.

Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.

Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe që ka vënë në pranga autorin, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.