Lajme nga Bota

Kryeministri i Britanisë i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri sipas skemës Meloni

Kryeministri i Britanisë i hapur për dërgimin e

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është i hapur për dërgimin e azilkërkuesve në Shqipëri ndërsa përgatitet të mbajë një mini samit me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Kryeministri britanik u tha gazetarëve që udhëtonin me të në Uashington DC përpara se të fluturonte për në Romë, se do të shihte sesi do të funksiononte marrëveshja e Italisë me Shqipërinë në lidhje me përpunimin e kërkesave për azil, shkruan The Independent.

Pas marrjes së pushtetit në korrik, Sir Keir anuloi marrëveshjen e diskutueshme të Mbretërisë së Bashkuar me Ruandën, e cila ishte krijuar nga qeveria e mëparshme konservatore me një kosto prej 700 milion £ për tatimpaguesit.

Por ai tani duket i hapur ndaj skemave të ngjashme në një vend evropian.

I pyetur konkretisht për skemën e Italisë në Shqipëri, Sir Keir u përgjigj: “Le të shohim. Është në ditët e para. Unë jam i interesuar se si funksionon kjo, mendoj se të gjithë të tjerët janë. Është shumë herët”.

Plani italian është kritikuar nga shumë njerëz dhe përfshin hapjen e kampeve për azilkërkuesit që do të mbajnë deri në 3,000 njerëz. Qeveria e zonjës Meloni ka reduktuar në mënyrë dramatike numrin e njerëzve që vijnë nëpër Mesdhe në Itali nga Afrika e Veriut.

Marrëveshja është dënuar nga Human Rights Watch, drejtoresha e asociuar e së cilës për Evropën, Judith Sunderland, shkroi: “Gambiti i fundit i Italisë për të larguar përgjegjësitë e saj në det të hapur është shkel të drejtat e njerëzve. Pas marrëveshjes së saj abuzive me Libinë, Italia tani dëshiron të marrë njerëz që kanë arritur në mënyrë efektive në vendin jashtë BE-së, duke shkelur parimet themelore të shpëtimit në det dhe duke minuar të drejtat e azilit dhe lirinë nga ndalimi arbitrar. Gjithashtu nuk ka gjasa t’i pengojë njerëzit të bëjnë kalime të rrezikshme me varka”.

Për marrëveshjen me Italinë, ai vuri në dukje: “Organizatat e të drejtave të njeriut dhe të tjera shprehën shqetësimin për ndikimin që mund të ketë kjo në të drejtat e njeriut të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve, duke përfshirë ndalimin automatik dhe për këtë arsye arbitrar”.

Sir Keir u konfirmoi gazetarëve se ai do të diskutojë këtë çështje pasi një numër rekord i azilkërkuesve vazhdojnë të kalojnë Kanalin me varka të vogla.

Keir: “Do të mund të flasim edhe për migrimin e parregullt, por edhe për gjëra të tjera”

Ai vuri në dukje se ka “sfida të ndryshme në vende të ndryshme”.

“Unë kam pasur tashmë një diskutim paraprak me Georgia Meloni për këtë, se si mund të punojmë së bashku për migrimin e parregullt. Ajo sigurisht ka disa ide të forta dhe shpresoj t’i diskutoj ato me të. Ajo dhe unë kemi diskutuar tashmë se si mund të përmirësojmë operacionet e përbashkëta, kështu që kjo është diçka që do të diskutojmë”, u shpreh kryeministri britanik.