Lajme nga Bota

Kryebashkiaku i Caprit ndalon duhanpirjen në plazh

Kryebashkiaku i Caprit ndalon duhanpirjen në plazh

Plazhet e Caprit janë zona të ndaluara për duhanpirjen.

Në urdhrin e firmosur nga kryetari i bashkisë

Paolo Falco, ndalimi i pirjes së duhanit ka hyrë në fuqi për të gjithë plazhet. Dispozita thekson gjithashtu ndalimin e hedhjes së paketave, qeseve apo bishtave të cigareve në të gjithë territorin e komunës.

Urdhri ka për qëllim: mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe shëndetit publik.

Do të ketë gjoba për këdo që shkel rregullin e ri

Duhanpirësit do të mund të pijnë duhan në plazh "vetëm në zona të caktuara posaçërisht". Vetëm në pjesë të dedikuara të plazhit dhe pa shkaktuar shqetësim tek plazhistët e tjerë. Kryetari i bashkisë iu kujton të gjithë atyre që nuk i pëlqeu rregulli i ri, se të drejtën ia jep ligji. Ai e autorizon të lëshojë urdhëra në rast emergjencash shëndetësore.

Ai thekson se duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të vdekjes dhe invaliditetit.