Lajme nga Bota

Krizë me mashtrimet! Konfiskohen mijëra doza vaksinash të rreme

Krizë me mashtrimet! Konfiskohen mijëra doza vaksinash të rreme

Me nevojën për vaksina dhe padurimin e një pjesë të njerëzve për t’i siguruar ato sa më shpejt, grupet kriminale kanë parë një mundësi për të krijuar skema mashtrimi. Policia në disa shtete të Afrikës, por edhe në Kinë kanë konfiskuar me mijëra doza vaksinash të rreme të cilat po tregtoheshin në tregun e zi, por kryesisht online.

Interpoli ka ngritur një ekip hetimi për të gjurmuar të gjitha grupet kriminale që tregtojnë këto vaksina të rreme dhe për të vendosur fajtorët përpara drejtësisë. Vetëm në Kinë janë arrestuar 80 persona dhe janë gjetur mbi 10.000 vaksina të rreme, ndërkohë që në Afrikën e Jugut dhe Zambia janë konfiskuar me mijëra doza të tjera.

Fenomeni ka qenë më pak i përhapur në kontinentin europian, por vlen të kujtohet se vetëm autoritetet shtetërore kanë të drejtën dhe ekskluzivitetin e administrimit të vaksinave falas, ndaj mos paguani për këtë shërbim asnjë individ apo kompani që reklamon vaksina.

Tiranapost.al