Kriza energjetike/ Kompanitë farmaceutike evropiane mund të ndalojnë prodhimin e disa barnave

E Premte 30 Shtator 2022, 18:13
TiranaPost
Prodhuesit europianë të barnave kanë paralajmëruar se mund të ndalojnë së prodhuari disa ilaçe për shkak të rritjes së kostove të energjisë elektrike.
Grupi lobues i industrisë gjenerike të barnave Medicines for Europe, i dërgoi një letër të hapur ministrave të energjisë dhe shëndetësisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian këtë javë.
Në letër thuhej se çmimet e energjisë elektrike janë rritur 10-fish për disa fabrika ilaçesh në Evropë dhe kostot e lëndëve të para janë rritur nga 50 për qind në 160 për qind.
Ata kërkonin që industria farmaceutike të përjashtohej nga masat e BE-së për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike dhe që sektori i barnave të përfshihej në ndihmën shtetërore të krijuar për të mbështetur ekonominë.