Kremlini reagon pasi Johnson tha se Putin e ka kërcënuar: Është gënjeshtër!

E Hënë 30 Janar 2023, 12:56
TiranaPost
Kremlini ka reaguar pasi ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson, tha për BBC se Putin e ka kërcënuar me sulme raketore.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov e ka quajtur gënjeshtër këtë deklaratë.
Peskov tha para gazetarëve: Ajo që ka thënë zoti Johnson nuk është e vërtetë. Më saktë, është gënjeshtër. Nuk ka pasur asnjë kërcënim me raketë.
Ai shtoi se mund të ketë qenë edhe keqkuptim nga ana e Boris Johnson.