Lajme nga Bota

Kremlini: Avioni i Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht

Kremlini: Avioni i Prigozhin mund të jetë rrëzuar qëllimisht

Kremlini ka thënë të mërkurën se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po kishte brenda shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht.

“Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin – ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin.

“Të presim për rezultatet e hetimit rus”, theksoi Peskov.

Avioni privat Embraer, me të cilin po udhëtonte Prigozhini nga Shën Peterburgut drejt Moskës, u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord më 23 gusht.

Shkaktari nuk është gjetur ende.