Koreja e Veriut lëshon raketa balistike mbi Japoni

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë mbi Japoni. Veprimi i fundit më shumë sesa testim duket të jetë një përshkallëzim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendjen e Tokios dhe Uashingtonit.
Në rastet e testimit, dërgohet paraprakisht njofim, gjë që në këtë rast ka munguar.
Raketa balistike udhëtoi rreth 4,500 km përpara se të binte në Oqeanin Paqësor - aq larg sa për të goditur ishullin amerikan të Guam nëse merrte një trajektore tjetër.
Ky është lëshimi i parë i raketës së Koresë së Veriut mbi Japoni, që nga viti 2017.
Japonia lëshoi alarmin që qytetarët të izoloheshin në shtëpi ose bodrume.
OKB-ja e ndalon Korenë e Veriut të testojë armë balistike dhe bërthamore. Fluturimi i raketave drejt ose mbi vende të tjera pa ndonjë paralajmërim ose konsultim paraprak është gjithashtu në kundërshtim me normat ndërkombëtare.
Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida e përshkroi si 'sjellje të dhunshme', ndërsa ministri i mbrojtjes Yasukazu Hamada tha se Japonia nuk do të përjashtonte asnjë opsion për të forcuar mbrojtjen e saj, përfshirë 'aftësitë kundërsulmuese'.