Lajme nga Bota

Kopshti zoologjik në Kaliforni vaksinon 9 majmunë

Kopshti zoologjik në Kaliforni vaksinon 9 majmunë

Një Kopsht Zoologjik në San Diego të Kalifornisë ka vaksinuar me vaksinën anti-COVID 19, nënte majmunët rezidentë në këtë kopsht. Majmunët kanë qenë qeniet e para jo-humane të cilat marrin vaksina.

Megjithatë, nuk ka vend për zili. Majmunët nuk kanë marrë as vaksinën e Pfizer dhe as të AstraZeneca-s për të cilat po “luftojnë” të gjitha shtetet, por kanë marrë dy doza të një vaksine eskperimentale e cila është zhvilluar nga kompania farmaceutike veterinare “Zoetis” që ka për qëllim imunizimin e gjitarëve pasi u vërtetua se edhe ata mund të infektohen me COVID-19.

SHBA ka qenë një nga shtetet më të goditura nga pandemia në glob, si dhe ka qenë shteti i parë në të cilin janë regjistruar rastet e para të konfirmuara të virusit tek jo-humanët, teksa disa mace dhe majmunë dolën pozitivë me COVID-19 dhe manifestuan shenja të sëmundjes.

Tiranapost.al