Lajme nga Bota

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/ 30 të vdekur deri tani, Netanjahu premton sulme të reja

Konflikti mes Izraelit dhe Palestinës/ 30 të vdekur deri tani,

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu është zotuar mëngjesin e sotëm se do të shtojë intensitetin e sulmeve mbi rripin e Gazës dhe bazave të militantëve të Hamas, një ditë pas konflikteve më të ashpra të viteve të fundit ku rreth 30 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në shkëmbimet e zjarrit dhe raketave.

Ndonëse raportohen edhe fëmijë mes të lënduarve dhe ende nuk janë shuar konfliktet sporadike në rrugë qeveria izraelit nuk duket se po mendon kompromisin ose dialogun: “Fuqia dhe shpeshtësia e sulmeve do të rritet mbi ta”- ka thënë Netanjahu.

Kujtojmë se sulmet filluan të hënën në mëngjes pas disa konflikteve në xhamitë e qytetit të Jerusalemit që u sulmuan nga forcat e sigurisë izraelite për shkak të dyshimeve për akte terroriste, që janë më të shpeshta përgjatë muajit të Ramazanit. Në përgjigje të konflikteve që lanë më shumë se 200 të plagosur në rradhët e besimtarëve myslimanë, militantët e Hamas lëshuan raketa drejt zonave izraelite në Jerusalem. Në përgjigje të raketave Izraeli bombardoi rripin e Gazës duke shkatërruar infrastrukturën dhe duke lënë pas të paktën 25 civilë të vdekur.

5000 trupa izraelite janë afruar në kufirin me Gazën dhe janë të gatshme të ndërhyjnë fizikisht nëse sulmet ajrore shtohen.

Liderët e krishterë të Jerusalemit kanë denoncuar ngjarjet dhe janë shprehur se ato cënojnë shenjtërinë e qytetit si një qendër besimi dhe adhurimi të Zotit.

Nga ana e tyre aleatët e palestinezëve, të kryesuar nga Turqia kanë bërë paralajmëruar Izraelin se në rast se do të ketë vazhdim të sulmeve kundër besimtarëve do të sulmojnë Izraelin, një kërcënim ky që nuk ka shumë vlerë në kushtet që Tel-Avivi ndodhet nën protektoratin e SHBA-ve.

Tiranapost.al