Kina: Një anija ushtarake amerikane hyri ilegalisht në ujërat tona, jemi në gatishmëri
E Martë 29 Nëntor 2022, 10:22
TiranaPost
Ushtria e Kinës thotë se ka përzënë një anije të marinës së Shteteve të Bashkuara që hyri ilegalisht në ujërat pranë ishujve Spratly në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore.
“Veprimet e ushtrisë amerikane shkelën seriozisht sovranitetin dhe sigurinë e Kinës”, tha Tian Junli, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Çlirimtare Popullore.
Ende nuk ka asnjë koment nga Marina Amerikane.
Komanda e Teatrit Jugor kineze tha në llogarinë e saj në rrjetet sociale WeChat se trupat kineze do të mbeten në gatishmëri të lartë.