Kina në revoltë për rrëzimin e balonës kineze nga SHBA

E Diel 5 Shkurt 2023, 08:43
TiranaPost
Shtetet e Bashkuara rrëzuan balonën kineze që prej disa ditësh qëndronte mbi territor e dërguar nga Kina. Sipas SHBA, balona po spiunonte.
Pas rrëzimit, Kina është revoltuar duke deklaruar se "rezervon të drejtën për të përdorur mjetet e nevojshme për t'u marrë me situata të ngjashme".
“SHBA përdori forcën për të sulmuar avionin tonë civil pa pilot, që është një reagim i dukshëm i tepruar. Ne shprehim protestë solemne kundër kësaj lëvizjeje nga pala amerikane”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, Tan Kefei në një deklaratë të dielën pasdite.