Lajme nga Bota

Kina i drejtohet SHBA-së: “Do paguani çmim për bojkotimin e lojërave olimpike”!

Kina i drejtohet SHBA-së: “Do paguani çmim për bojkotimin

Kina ka kërcënuar se do t’i kundërpërgjigjet Shteteve të Bashkuara për bojkotimin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Pekini tha se Lojërat Olimpike nuk janë “një skenë për shfaqje politike dhe për manipulime politike”.

“SHBA-ja do të paguajë çmim për këtë gjë”, tha më 7 dhjetor zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijain. Ai u pyet se çfarë kundërmasash do të ndërmarrë Kina, por nuk tregoi dhe vetëm tha se duhet pritur.

Ky reagim i Kinës erdhi pasi më 6 dhjetor, Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të dërgojë diplomatë apo përfaqësues zyrtarë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”. Uashingtoni tha se ekipi olimpik amerikan do të ketë “mbështetjen e plotë” të administratës dhe nuk do të ndikohet nga bojkoti diplomatik.

Tiranapost.al