Lajme nga Bota

Kina: Do të bëjmë përpjekje për bashkim paqësor me Tajvanin, por nuk përjashtohet as përdorimi i forcës

Kina: Do të bëjmë përpjekje për bashkim paqësor me

Kina ripohoi të mërkurën kërcënimin e saj për të përdorur forcën ushtarake për të vënë nën kontrollin e saj Tajvanin, mes stërvitjeve kërcënuese ushtarake kineze që kanë ngritur tensione midis palëve në nivelin më të lartë ndër vite.

Në deklaratën e Zyrës për Çështje të Tajvanit thuhet se Pekini do të bëjë përpjekje që ribashkimi të arrihet në mënyrë paqësore, por se nuk do përjashtohej mundësia e përdorimit të forcës dhe ndërmarrjes së masave të nevojshme.

Sipas Kinës, këto lëvizje të saj janë nxitur nga vizita e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila qëndroi në Tajvan javën e kaluar.