Këshilli i Sigurimit në OKB miraton rezolutën për barazi në shpërndarjen e vaksinave

E Shtunë 27 Shkurt 2021, 18:30
TiranaPost
Këshilli i Sigurisë pranë Organizatës të Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht rezolutën e vënë në tavolinë nga Mbretëria e Bashkuar për të vendosur parimin e barazisë mes shteteve në furnizimin me vaksinat anti-COVID 19.
Në tekstin e rezolutës shkruhet se parimi i solidaritetit duhet të jetë primar në konsideratat e shteteve dhe të kompanive kur alokojnë vaksinat dhe se asnjë shtet nuk duhet të presë deri në vaksinimin e plotë të brendshëm për të ndihmuar fqinjët të cilët kanë nevojë.
Rezoluta është një hap pozitiv që ul tonet veçanërisht mes Britanisë dhe BE ku një “luftë” e vogël tregtare filloi mes shteteve për të siguruar sa më shumë vaksina në dëm të fqinjëve.
Tiranapost.al