Lajme nga Bota

Këshilla nga OBSH për trajtimin e pacientëve me Covid: Nga holluesit e gjakut tek qëndrimi në shtrat për oksigjenin

Këshilla nga OBSH për trajtimin e pacientëve me Covid: Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep këshilla të reja klinike për trajtimin e pacientëve me koronavirus, përfshirë edhe ata që vazhdojnë me simptoma shqetësuese pas shërimit. Një prej këshillave është marrja e dozave të ulëta kundër koaguluesve për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Në gjuhën popullore ato njihen si hollues të gjakut.

Zëdhënësja e OBSH-së Gjenevë, Margaret Harris këshillon që të gjithë personat e prekur që janë aktualisht në shtëpi të sigurojnë një oksimetër për të parë nivelin e oksigjenit dhe në rast se niveli ulet, të kontaktohet menjëherë me mjekun.

Këshilla nga OBSH për trajtimin e pacientëve me Covid: Nga

Një tjetër këshillë nga OBSH është për mjekët dhe infermierët por edhe ata që aktualisht kanë të afërm që po marrin oksigjen në shtëpi: pacientët me Covid duhet të vendosen në pozicionin ‘përmbys’ pasi është zbuluar se përmirëson rrjedhën e oksigjenit.

Këshilla nga OBSH për trajtimin e pacientëve me Covid: Nga

Shqetësim sipas espertes mbeten edhe rastet e të shëruarve nga virusi por që vazhdojnë të përjetojnë simptoma post-Covid. Ajo këshillon monitorim dhe konsulenca shëndetësore. Disa prej problemeve afatgjata që shkakton Covidi janë: dëmtimi i veshkave, diabeti dhe sëmundja e mushkërive.

Doktoresha Harris nuk pranoi të komentonte kur u pyet mbi lajmet se ka vonesa mbi shpërndarjen e vaksinave në BE.

Ajo tha se nuk kishte të dhëna specifike dhe se përparësia e OBSH-së është që punonjësit shëndetësorë në të gjitha vendet të vaksinohen në 100 ditët e para të vitit.

*Tiranapost.al.