Lajme nga Bota

Kërkohet ndryshimi i emrit të Zelandës së Re në Aotearoa

Kërkohet ndryshimi i emrit të Zelandës së Re në

Partia Maori e Zelandës së Re ka nisur një peticion për të ndryshuar emrin zyrtar të vendit në Aotearoa.

Peticioni gjithashtu i bën thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të rivendosë emrat Maori për të gjitha qytetet dhe emrat e vendeve.

"Ka kaluar shumë kohë që Te Reo Maori u rivendos në vendin e tij të ligjshëm si gjuha e parë zyrtare e këtij vendi. Ne jemi një vend Polinezian - ne jemi Aotearoa," thuhet në deklaratë, e cila kërkon që procesi i riemërimit të përfundojë deri në vitin 2026

Në deklaratën e Partisë Maori thuhet se numri i personave që flisnin rrjedhshëm gjuhën vendase ra nga 90% në vitin 1910, në 26% në vitin 1950. “Në vetëm 40 vite, Kurora arriti të na heqë gjuhën dhe po e ndjejmë ende sot impaktin e këtij veprimi”, shkruhet në deklaratë. Sot, në Zelandën e re, sipas Partisë Maori, vetëm 3% e njerëzve flasin gjuhën e popullsisë indigjene. Deri tani, peticioni ka marrë mbi 12 mijë firma.

Nuk ka patur ende një deklaratë nga Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern në lidhje me këtë peticion, por ai është kundërshtuar nga lideri i i partisë ACT, David Seymour.

Tiranapost.al