Lajme nga Bota

Kërcënohet ish-kryeministri italian Matteo Renzi! I dërgohen dy plumba në zarf

Kërcënohet ish-kryeministri italian Matteo Renzi! I dërgohen dy

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi, i cili u bë dhe shkak për rënien e qeverisë më herët këtë vit është kërcënuar nga persona ende të paidentifikuar. Sipas mediave italiane Renzit i është dërguar një zarf me dy plumba në zyrën e tij në Senat.

Pasi lajmi pushtoi mediat Renzi ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan: “Ju faleminderit të gjithëve. Le të vazhdojmë përpara me kurajo dhe liri”.

Eventi është dënuar nga të gjithë eksponentët politikë italianë, të cilët e kanë konsideruar aktin të shëmtuar dhe të papranueshëm për një demokraci parlamentare.

Autoritetet italiane po punojnë për të identifikuar dërguesin (ose dërguesit) e zarfit anonim, ndërkohë që paraprakisht nuk është bërë me dije ndonjë pistë që Policia mund të ketë.

tiranapost.al