Kërcënimet dhe akuzat nga Putin, reagon Britania e Madhe: Shenjë se pushtimi në Ukrainë po dështon
E Mërkurë 21 Shtator 2022, 11:28
TiranaPost
Britania e Madhe ka reaguar pas deklaratave të Putinit për kërcënimet bërthamore. Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace është shprehur se është një shenjë se pushtimi në Ukrainë po dështon.
"Mosmbajtja e premtimeve të presidentit Putin për të mos mobilizuar pjesë të popullsisë dhe aneksimi i paligjshëm i pjesëve të Ukrainës janë pranim se pushtimi i tij po dështon. Ai dhe ministri i tij i mbrojtjes kanë dërguar drejt vdekje dhjetëra mijëra qytetarë të tyre, të pajisur keq dhe të udhëhequr keq. Asnjë sasi kërcënimesh dhe propagande nuk mund ta fshehë faktin se Ukraina po e fiton këtë luftë, bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar dhe Rusia po bëhet një pabesi globale”, tha Wallace.