Lajme nga Bota

Këngëtarja çeke humb jetën pasi u infektua me Covid vullnetarisht që të shmangte vaksinën

Këngëtarja çeke humb jetën pasi u infektua me Covid

Ajo ishte 57 vjeçe, këngëtare e një grupi folklorik çek të specializuar në muzikën irlandeze dhe skoceze dhe vendosi të infektohej me Covid qëllimisht, për të shmangur vaksinën, dhe tani fatkeqësisht ka vdekur.

Kjo është historia e Hana Horka. Ditët e fundit ajo shkruajti në rrjetet e saj sociale se ishte infektuar me variantin Delta.

“Jam shumë e lumtur për këtë, sepse në këtë mënyrë do të mund të filloja të bëja një jetë “të lirë” si gjithë të tjerët dhe të kthehesha në kinema, me pushime, për të marrë një sauna, në teatër”.

Djali i saj, Jan Rek tha: "Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të merrte sëmundjen sesa të vaksinohej".

Këngëtarja çeke humb jetën pasi u infektua me Covid

Dy ditë para vdekjes së saj, Horka shkoi në rrjetet sociale për të thënë: 'Kam mbijetuar... Ishte intensive. Kështu që tani do të ketë teatër, sauna, një koncert… dhe një udhëtim urgjent në det”.

Horka doli për një shëtitje jashtë por kur u kthye filloi të ankohej për dhimbjen e shpinës dhe menjëherë pas kësaj, vdiq në shtratin e saj.

Jan akuzon disa ekspertë të cilët prej kohësh janë shprehur kundër vaksinimit. “Ju morët nënën time, e cila i bazoi të gjitha argumentet e saj në bazën tuaj. Ju përbuz,”, ka shkruar ai në Facebook.

"Unë e di saktësisht se kush e ndikoi atë... Më vjen keq që ajo u besonte të huajve më shumë sesa familjes së saj," tha Rek.