Lajme nga Bota

Këngëtari amerikan dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual

Këngëtari amerikan dënohet me 30 vjet burg për abuzim

Këngëtari amerikan R Kelly u dënua me 30 vjet burg të mërkurën për abuzim seksual të grave, vajzave dhe djemve, më shumë se 20 vjet pasi u përball me akuzat për herë të parë.

Shtatorin e kaluar, një juri në qytetin e Nju Jorkut e shpalli 55-veçarin fajtor për trafikim seksual dhe shantazh, në të nëntë akuzat kundër tij.

Të mërkurën, gjykatësja e qarkut amerikan Ann Donnelly vendosi dënimin në gjykatën federale në Bruklin, pasi dëgjoi të mbijetuarit që dëshmuan se si shfrytëzimi i Kelly-t shkatërroi jetën e tyre.

Në gjyq, viktimat përshkruan se si Kelly, emri i vërtetë Robert Sylvester Kelly, iu nënshtronte tekat perverse dhe sadiste kur ishin të mitur.

Avokatët e këngëtarit thonë se ai do të apelojë.